Kush e ka ndjekur këngëtaren Charli XCX e kupton se pse Fjalori Collins ka zgjedhur fjalën e vitit “Brat”. Ajo që nisi si emri i albumit të saj është rritur pa dyshim në një lëvizje kulturore për disa, me njerëz që e kanë adoptuar në stilin e jetesës.
Në fjalor, “brat” ishte përcaktuar si “dikush, veçanërisht një fëmijë”, që sillet keq ose të bezdis”, por është zgjedhur si fjala e vitit për shkak të një kuptimi të ri që ka fituar: “karakterizuar nga një qëndrim me vetëbesim dhe i pavarur.”
“Brat” është një nga fjalët më të përfolura të 2024-s”, theksoi Collins. “Vera brat” krijoi një estetikë dhe një mënyrë jetese që u përqafua nga shumë njerëz në mbarë botën.
Në listën e 10 fjalëve të përzgjedhura për vitin 2024 ka edhe një tjetër fjalë të frymëzuar nga një yll i muzikës pop: “era”, që lidhet me turneun e famshëm “Eras” të Taylor Sëift. Ndërkohë, fjala “supermajority” reflekton vitin e mbushur me zgjedhje.
Ekspertët e Collins, të cilët bashkojnë fjalorët e tyre, shikojnë mediat sociale dhe burime të tjera për të përcaktuar se cilat fjalë duhet të shtohen në listën e tyre vjetore të fjalëve të reja.
Brat është emri i albumit të gjashtë të Charlit, i cili ka bërë bujë që nga publikimi i tij në qershor të këtij viti, jo vetëm përmes këngëve origjinale, por edhe remixeve.
Brat ka të bëjë gjithashtu me të qenit e rebel, diçka që Charli thotë se u frymëzua nga ditët e saj të performancave në raves ilegale.
Shumë fjalë në listën e këtij viti janë popullarizuar nga Gjenerata Z dhe madje edhe Gjenerata Alfa të cilët janë vetëm 10 ose 11 vjeç.
Edhe një herë aplikacionet e mediave sociale si TikTok dhe Snapchat kanë shumë ndikim kur bëhet fjalë për rritjen popullaritetit të fjalëve dhe frazave të reja, sipas Collins.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.