Mode

Brad Pitt tani është stilist, falë Brionit

Ai ka bashkuar forcat me një markë italiane “Brioni”. Kjo është hera e parë që marka në pronësi të shtëpisë luksoze bën një bashkëpunim të tillë edhe pse aktori është fytyra reklamuese e Brionit që nga vitin 2019.

Sipas një njoftimi për shtyp, koleksioni përfshin “një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto të lehtë dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku”.

“Ishte një kënaqësi e madhe të punoja me Brad Pitt për të krijuar pjesët e BP Signature”, tha Norbert Stumpfl, drejtori i dizajnit i Brionit.

Ai tha se ishte një mundësi e mirë për të bërë diçka të rehatshme dhe të lehtë por pa sakrifikuar stilin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë