Filma

Brad Pitt ndërpret xhirimet e filmit në ‘Formula 1’. Shenjë solidariteti me grevistët në Hollivud

Brad Pitt ka pezulluar prodhimin e filmit të tij të garave në Formula 1 “Apex” në shenjë solidariteti me aktorët dhe skenaristët e Hollivudit të përfshirë në grevën më të madhe në industrinë e filmit dhe televizionit të 60 viteve të fundit.

Ylli 59 vjeç, ka xhiruar projektin e ri për APPLE TV+ në Hungari gjatë javëve të fundit.

“Brad ra dakord që ata të përfundonin xhirimet e rezervuara, por ka shtyrë prodhimin e planifikuar gjatë dy muajve të ardhshëm”, tha një burim.

“Shtyrja e prodhimit ishte një thirrje masive, veçanërisht financiarisht, por Brad ka dëgjuar shqetësimet e njerëzve me të cilët punon dhe dëshiron të tregojë mbështetjen e tij”, shtoi burimi.

Kasti dhe ekipi i “Apex” kanë qenë duke xhiruar në Budapest, por Brad ka bërë thirrje që datat e ardhshme të shtyhen, në solidaritet me të gjithë ata që janë në grevë.

Për momentin prodhimi për “Apex” ka të ngjarë të rifillojë në nëntor në Las Vegas.

Në film, ylli i “Fight Club” do të luajë një shofer që ka dalë nga pensioni për të konkurruar përkrah një fillestari dhe kundër titanëve më të mëdhenj të sportit.

Joseph Kosinski, i njohur për punën e tij në “Top Gun: Maverick”, do të drejtojë filmin.

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton është producent sw bashku me Plan B Entertainment dhe Jerry Bruckheimer Films.

“Është diçka për të cilën kemi punuar për kaq shumë kohë. Ne duam që të gjithë ta duan atë dhe të ndiejnë vërtet se ne përmbledhim thelbin e këtij sporti”, ka deklaruar Hamilton së fundmi.

Apple ka blerë të drejtat e filmit, duke shënuar filmin e tij të dytë artistik me Pitt, ku ai gjithashtu luan në trilerin “Wolves” së bashku me George Clooney.

Aktorët e Hollivudit hynë në grevë në fillim të këtij muaji pasi bisedimet me studiot u ndërprenë, duke u bashkuar me skenaristët e filmit dhe televizionit të cilët kanë qenë në grevë që nga maji dhe duke thelluar përçarjen e shumë shfaqjeve dhe filmave.

Hera e fundit që aktorët dhe shkrimtarët ishin në grevë së bashku ishte në vitin 1960, kur Ronald Regan ishte presidenti i Shoqatës së Aktorëve.

Greva e dyfishtë e sindikatës së aktorëve dhe skenaristëve kundër Aleancës së Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, sindikata e producentëve të Hollivudit, ka shkaktuar pezullime të shumta të xhirimeve dhe premierave. Ndër më të fundit, ndërprerja e promovimit të Oppenheimer të Christopher Nolan gjatë premierës në Londër dhe shtyrja e çmimeve Emmy, që pritet më 18 shtator në Teatrin Peacock në Los Anxhelos dhe u zhvendos në janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë