Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka vijuar me replikën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, mbi shifrat për blegtorinë sipas Ramës dhe sipas Instat.
Në një postim në “Facebook”, deputeti Braçe tregon se për shifrat i është referuar Instat dhe se ai nuk numëron lopët, por ju beson haureve bosh e dëshmive të blegtorëve.
Kjo ishte një përgjigje ndaj fjalimit të Ramës paraditen e sotme, kur shtroi ironikisht pyetjen “ku ikën lopët? Ne prodhojmë 97% të qumështit që konsumojmë”.
Deputeti socialist i drejtohet kryeministrit në FB me fjalitë:
“E para, të gënjesh është mungesë respekti për tjetrin. E dyta, të gënjehs nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpëton kërkënd, nuk i intereson kërkujt, as bujqëve e as blegtorëve”.
Më tej Braçe thotë se Instat i mnerr statistikat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai sjell si shembull edhe rastin e fshatit Lifaj, ku kanë qenë mbi 2.000 krerë lopë e tani ka veëm disa qindra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.