Zv-Kryeministri Erion Braçe ka gjetur kohë për t’i kthyer një përgjigje të gjatë liderit të Vetvendosjes, Albin Kurti, i cili një ditë më parë doli në mbështetje të protestave ne Tiranë, duke u bërë thirrje madje që të organizohen dhe strukturohen, ashtu si lëvizja e tij në Kosovë.
“Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverisjes këtu, me një kthim të fortë pas e të pangopshëm përsëri e përsëri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakarët e tyre familjarë, biznesorë e mediatik, pra tek një pushtet familjar, të hap ty rrugën për pushtet në Prishtinë apo anasjelltas, një fitore e jotja dhe 200 spartaneve në Prishtinë, rrëzon Partinë Socialiste në Tirane;
Por e ke shumë gabim! Veçanërisht kur legjitimon dhunën-revoltë e quan ti, si instrument për të ardhur në pushtet. E njoh rolin tënd vendimtar, përmes metodave të njëjta që kurrë revoltën se bën votë popullore e votën shumicë legjitime në institucione; Madje dhe eksportin e këtij roli, natyrisht një imitim banal prej kanakareve familjare të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndërkohë që këta të dy janë binjakët origjinale në dhunën e tyre…”, shkruan Braçe.
Por një gjë, Braçe shprehet se nuk arrin ta kuptojë.
“Përse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakarët e tyre familjare, jua mohoni shqiptarëve të qenit normalë?; Të ulërijnë, të shfryjnë, të revoltohen me voooootëëëëëë!
Si ka mundësi që ti revoltën e sheh tek fëmijë 10-13 vjeç që sulmojnë e shkatërrojnë infrastruktura publike, bashkëjetesë, rregulli, shërbimi, kulture e historie, të përdorur, komanduar kriminalisht nga një telekomande e portofol politik?”, pyet ai ndër radhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




