Në një ceremoni në godinën e kryeministrisë, pak pas betimit tek Presidenti Ilir Meta, Erion Braçe ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendës kryeministër.
Ka qenë vetë paraardhësja e tij, Senida Mesi, ajo e cila e ka prezantuar pasardhësin e saj në postin e zv/kryeministrit.

Mesi ka falënderuar stafin e saj të ngushtë dhe tha se tani janë sfida të reja përpara që do të vijojnë më të njëjtin bashkëpunim.
Ndërkohë Braçe ka mbajtur fjalën e rastit në ketë ceremoni, ku ka treguar të gjitha sfidat që e presin në detyrën e re.

“E kam pak të vështirë të flas nga kjo anë e Bulevardit… pasi kam 23 vjet që flas nga ana tjetër dhe për 23 vjet kam parasysh vetëm Parlamentin, por meqë jemi në janar, kam parasysh edhe aktivitetin jo vetëm timin, por të gjithë njerëzve të zakonshëm gjatë kohës që kemi qenë në opozitë”, tha zv/kryeministri i ri i Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




