Ekonomi

Braçe dhe Tabaku kërkojnë ndryshime në ligjin e Bankës së Shqipërisë: Përgjegjësi për pastrimin e parave. A do të lejohet kursi i lirë i këmbimit?

Nga Gazeta 'SI' - Banka e Shqipërisë është rikthyer në fokusin e komisioni i Ekonomisë.

Deputeti socialist, Erion Braçe i sugjeroi Kuvendit rekomandimet që duhet t’i kërkojë BSH-së për t’i përmbushur deri vitin e ardhshëm, në kuadër të rezolutës vjetore.

Për deputetin socialist, kuadri ligjor i Bankës duhet të përmirësohet dhe duhet të shikohen modelet e tregut.

Braçe tha se Banka e Shqipërisë duhet të mbajë përgjegjësi e të japë llogari për kursin e euros, kredinë në tregun imobiliar dhe subjektet e mikrofinancës.

“5 çështje janë kryesore për Bankën e Shqipërisë.

E para është inflacioni. Duhet të krijojmë qëndrueshmëri që të mos rritet. Nga ana tjetër rënia e inflacionit të ketë impakt tek çmimet e konsumit. Së dyti, kursi, që meriton dhe një debat politik; a do të lejojmë kurs të lirë monedhe apo kurs të rregulluar? Ku qëndrojmë? BSH duhet ta analizojë. A është përkthyer efekti i kursit në tregje dhe a ka dhënë efekt në inflacion?

Çështja tjetër, përqendrimi i kredidhënies. Për sa kohë që kredia përqendrohet vetëm tek një sektor, është problem dhe për Bankën. Nuk përgjigjet vetëm për politikën monetare. Krijon varësi ekonomike dhe mund të sjellë pasoja për të gjithë ekonominë.

Paraja e zezë. Në mes të parlamentit është ngritur shqetësimi i përfshirjes së subjekteve bankave në këtë çështje. Nuk e mbajmë në këtë mbi kurriz. I takon Bankës së Shqipërisë.

Në fund të mikrokredia. Tregu është deformuar. Lindi si kursim-krediti për bujqit në fshat”, përfundoi deputeti.

Demokratja Jorida Tabaku, po ashtu kërkoi ndryshim të legjislacionit të Bankës së Shqipërisë, sidomos ato në mbrojtje të konsumatorëve dhe subjektet e mikrokredisë.

Ajo nuk pranoi kërkesën e shoqatës së mikro-kredive për të raportuar në komision, duke thënë se është detyrim i BSH-së dhe se Kuvendi merret me autoritete jo "muhabete kafesh".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë