Katar 2022

Botërori që po ‘ha’ trajnerë, 5 të larguar deri tani

Gazeta Si – Me largimin e Luis Enrikes nga Spanja bëhen 5 trajnerët që janë ‘divorcuar’ me kombëtaret që drejtuan në Botërorin e Katarit. Dhe nuk ka përfunduar ende, pasi ky Katar 2022 duket se po ‘ha’ trajnerë.

I pari që dha dorëheqjen ishte trajneri i Meksikës, Tata Martino, pasi skuadra e tij nuk mundi të kalonte grupin. Më pas e njëjta gjë ndodhi dhe trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinez, dështimi i të cilit ishte edhe më i madh. Me një skuadër shumë më të mirë as ai nuk mundi të kalonte grupin.

Roberto Martinez, trajneri i larguar nga Belgjika. Gazeta Si, 9 dhjetor 2022

Dorëheqjen dhanë gjithashtu trajneri i Koresë sëe Jugut, portugezi Paulo Bento, si dhe trajneri i Ganës, Ada Oto. Pritej që të largohej edhe trajneri i Gjermanisë, Ansi Flik, por federata gjermane vendosi të vazhdojë me të edhe për Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë