Gazeta Si – Një dëmtim muskulor ka vënë në rrezik serioz pjesëmarrjen e atletes Luiza Gega në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet aktualisht në Hungari. Gara kualifikuese e atletes sonë më të mirë do të zhvillohet më 23 gusht.
Sportistja është në garë me kohën dhe do të përpiqet me të gjitha mundësitë të mos e humbasë atë, por asgjë nuk është e sigurt. Problemi ka nisur që para dy javësh dhe në fillim nuk u duk një dëmtim i rëndë.
Gega ka pasur edhe ndihmën e një fizioterapisti në Dardhë, aty ku ajo është stërvitur. Taulant Stërmasi, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, ka bërë të ditur se atletja do të tentojë deri në momentin e fundit për të garuar.
Gara kualifikuese e 3000 metrave me pengesa është shumë afër në fakt dhe koha nuk punon për Gegën. Finalja e kësaj gare zhvillohet më 27 gusht, por më parë atletja jonë duhet të marrë pjesë në garën e nesërme dhe të kualifikohet, nëse do ta lejojë dëmtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.