Atletike

Botërori i atletikës/ Pod amerikan në 100 metra, e arta për Kerlei

Gazeta Si – Pod i gjithi amerikan në garën mbretëreshë të atletikës, atë të 100 metrave. Fred Kerlei ka fituar medaljen e artë në Oregon, ku ku zhvillohet Botërori i atletikës.

Mungoi në garën e 100 metrave kampioni olimpik, italiani Marsel Xhakobs.

Podi i gjithi amerikan i 100 metrave. Gazeta Si, 17 korrik 2022

Kerlei ‘dogji’ pak metra larg finishit bashkombasin Marvin Brejsi, duke e ndaluar kronometrin te 9″86 sekonda. Brejsi fitoi medaljen e argjendit me kohën 9″88 sekonda, kurse medalja e bronzit i takoi amerikanit tjetër, Traivon Bromell, me 9″88 sekonda.

Botërori i atletikës në Oregon ka edhe një shenjë shqiptare. Aty merr pjesë edhe atletja jonë, Luiza Gega, e cila është kualifikuar për në garën finale të 3000 metrave me pengesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë