Lajme

Botërorët e ardhshëm: Robotët në garë me futbollistët

Humanoidët që bashkëpunojnë dhe lëvizin në fushë në mënyrë autonome. Modelet e robotëve që përpiqen të bëjnë gjeste teknike të futbollistëve realë janë të ndryshëm.

Robotët, futbollistët nuk u tremben humanoidëve  (tani për tani)

Robotët kanë mësuar tashmë të shkelmojnë një top në mënyrë të rregullt. Kreativiteti dhe gjestet teknike që kanë bërë historinë e futbollit, megjithatë, i fatrurohen Messit dhe kolegëve të tij. Futbollistët me mish e kocka janë me shumë mundësi kategroia e vetme profesioniste që nuk duhet ti trembet avancimit të teknologjisë në kërë drejtim. Mjafton ti hedhësh një sy Kupës së Botës së robotëve për tu ndërgjegjësuar. Kampionati botëror  RoboCup nisi më 16 qershor. Për një javë, në Montréal, janë sfiduar me njëra-tjetrën skuadrat e 35 Vendeve, që shpunë në Kanada mijëra futbollistë-robotë. Objektivi i ngjarjes është bashkimi i forcave mes qëndrave të ndryshme të kërkimit shkencor, me qëllim krijimin e një skuadre përfaqësuese prej 11 lojtarësh që të mundë një skuadër të vërtetë futbollistësh prej mishi e kockash brenda 2050-ës. Po të studiosh situatën e kërkimit, rruga drejt automatizimit të një gjesti teknik në një fushë jeshile duket e gjatë.

Asimo e Obama

Robot me ngjashëmri vizuale njerëzore, që bashkëpunojnë në mënyrë autonome. Por edhe humanoid që lëvizin me shpejtësi duke kërkuar momentin vendimtar. Janë të ndryshëm modelet e robotëve që përpiqen të bëjnë gjestet teknike të futbollistëve njerëz. Një prej më të famshmëve ishte Asimo, që tribloi edhe me ish Presidentin e SHBA-ve. Gjatë vizitës së Barack Obamas në Japoni në 2014-ën, Presidenti takoi Asimon, një robot i vogël humanoid i prodhuar nga Honda dhe në gjendje që të bënte gjeste thelbësore si të vraponte, të hidhej e shkelmonte një top. Takimi ndodhi në Muzeun Kombëtar të Shkëncës dhe Teknologjisë së Tokyos. “Është kënaqësi t’ju takoj”, tha Asimo. I gjatë sa një fëmijë 10 vjeç përpara se të demostrojë aftësitë e tij motorike, shtoi triumfues: “Di edhe të shkelmoj një top”.

NAO, humanoidi që luan futboll

Është zhvilluar në Paris nga shoqëria teknologjike Aldebaran Robotics. I hedhur në treg në 2004, sot është 14 vjeç dhe ka një vëlla më të vogël, Pepper. Kushton 7 mijë euro, është i gjatë 58 centimetër, dhe peshon më pak se 5 kg. Shkolla Xhenoveze e Robotikës është mes të paktëve institute në Itali që përdorin robotin NAO. RoboCup NAO qe humanoidi zyrtar që u përdor prej qindra skuadrave në fushë. Mes tyre australianja rUNSWift UNSW, që ngriti flamurin e bardhë në çerekfinale, në sfidën e përfunduar me penallti  2-4 për skuadrën gjermane HULK të Universitetit Teknik të Hamburgut në Gjermani. Australianëve u ishin dhënë edicionet e 2014-ës dhe të 2015-ës të RoboCup.

Rhoban, robotët francezë Kampionët e Botës

Fituesit e garës këtë vit në Botërorin e Futbollit të robotëve ishin francezët e Rhoban Football Club, të zhvilluar në laboratorët e Universitetit të Bordeaux. Francezët numërojnë fitoren e 12-të në garën e mbërritur në edicionin e saj të 21-të prej garës së parë të 1997-ës në Japoni, në Nagoya. Robotët që kanë marrë pjesë në RoboCup kanë shënuar gjithsej 41 gola gjatë garës. Francezët në finale, e futën topin në portën rivale 4 herë.

NimbRo-OP2, robotët gjermanë  të Universitetit të Bonnit

Është e vështirë të përtypet, por NimbRo-OP2 është emri i humanoidit i vendosur nga Univeristeti i Bonnit me të cilin gjermanët fituan dy çmime në RoboCup: robot të rritur (të gjatë më shumë se 130 centimetër) dhe robot adoleshentë (mes 100 dhe 130 centimetër). Ekipi i kërkeusëve u drejtua nga prof. Sven Behnke, në krye të Autonomous Intelligent Systems Group të Institutit për Shkenca Kompjuterike, në Univeristetin e Bonnit. Gjermanët fituan RoboCup Design Award duke triumfuar 11me 1 në ndeshjen përfundimtare për marrjen e çmimit special.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë