Nga protestat e dhunshme në Francë për vrasjen e 17 vjeçarit nga policia deri tek festimet e Ditës së Pavarësisë në SHBA, këto janë fotot më pikante të javës.
Një burrë mban një foshnjë të plagosur teksa zbret shkallët e një ndërtese të dëmtuar.Banorët e kampit të refugjatëve në Jenin largohen nga shtëpitë e tyre, pasi ushtarët izraelitë po kryejnë një operacion në këtë zonë.Më shumë se 500 zjarre kanë shpërthyer në Kanada për gati një muaj, duke përhapur një mjegull e cila ka mbërritur në territorin e SHBA.Nëpër muret e qytetit Nanterre shihen graffiti që bëjnë thirrje për drejtësi, hakmarrje dhe revolucion për vrasjen e 17-vjeçarit, i cili humbi jetën sepse nuk ndaloi për kontroll nga një oficer i policisë franceze. Emmanuel Macron po përballet me një prej krizave më të mëdha të mandatit të tij të dytë në detyrë, pas protestave të shumta që kanë përfshirë vendin. Një fëmijë palestinez mban një armë gjatë funeralit të personave që u vranë në operacionin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve në Jenin. Izraeli tërhoqi trupat nga Jenini, pasi kreu një prej operacioneve më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor, të pushtuar prej vitesh. Një ushtar ukrainas që ka humbur këmbën në një betejë me trupat ruse, rikthehet në fushëbetejë me këmbë protetike. Presidenti Zelensky tha sërish se Rusia mund të jetë duke planifikuar një sulm në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s.
Protestuesit vrapojnë si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, gjatë përleshjeve me policinë franceze. Prej disa netëve, më shumë se 23,000 zjarre janë ndezur, të rinjtë janë përleshur me policinë, rreth 12,000 automjete janë djegur dhe më shumë se 2,000 ndërtesa publike janë dëmtuar. Gjithashtu, janë plaçkitur edhe dyqane e supermarkete. Disa lejlekë fluturojnë mbi një territor të djegur në rajonin e Mykolaiv, në jug të Ukrainës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.