Nga Gazeta Si- Përdorimi i botoksit ka rregulla të ndryshme në vende të ndryshme në botë por një rregull është i përbashkët: Botoksin duhet ta injektojë një profesionist, i licensuar për të.
Në Amerikë, për shembull, profesionistët mund të kryejnë injeksione por gjithmonë nëse janë të trajnuar dhe certifikuar për këtë.
Ndërkohë, qeveria britanike prej kohësh është në një debat publik pasi në 2023 ka nxjerrë një projektligj që ndalonte personat e palicensuar që të bëjnë botoks, ndërkohë që personat e përfshirë në industrinë fitimprurëse e panë këtë si një “gjuajtje nën brez”.
Sipas planeve të Britanisë, kushdo që bën botox, injeksione për ngritjen e gjoksit ose të vitheve duhet të trajnohet dhe licencohet, me ambientet e tyre që gjithashtu do të inspektohen nga Ministria përkatëse.
Vitet e fundit ka pasur një shpërthim në procedurat kozmetike, ku shumica e tyre është nxitur nga shitjet në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Angli, praktika ishte e ndaluar për këdo nën moshën 18 vjeç në vitin 2021 por Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut ende nuk kanë kufi moshe për ata që dëshirojnë të bëjnë botox, pavarësisht mungesës shqetësuese të rregulloreve dhe efekteve anësore të mundshme që ndryshojnë jetën.
Vlen të theksohet se Europa është rajoni i dytë më i madh në tregun global të toksinave botulinum.
Në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar përdorimin e botoksit vetëm nga kirurgë të specializuar në kirurgjinë plastike, dermatologji, neurologji dhe kirurgji maksilofaciale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.