Për herë të parë një kampion bote në boksin e peshave të rënda do të jetë një meksikan. Quhet Andy Ruiz, 29 vjeç dhe në finalen e madhe në “Madison Square Garden” në New York mposhti amerikanin Anthony Joshua. Dy gjigantët u futën në ring me diferenca të mëdha, me amerikanin, Joshua ndjeshëm më favorit për shkak të famës më të madhe, por edhe të arritje të deritanishme.
Por koeficientet e basteve dhe pritshmëritë e madhe për Joshua ranë poshtë shumë shpejt që në raundin e parë. Boksieri meksikan tregoi që në grushtet e parë se kishte mbërritur në New York për ta fituar këtë duel. Pas Knock down-it të parë u mendua se Joshua do të reagonte, por meksikani qëndroi gjatë gjithë kohës në sulm duke bërë presion dhe do ia pamundësonte reagimin amerikanit. Pas kësaj Ruiz do e hidhte edhe tre herë të tjera në tapet kampionin e botës në peshat e rënda, por në asnjë moment nuk e rrëzoi në mënyrë përfundimtare që ai të tërhiqej. Në total, pas kësaj fitoreje, Andy Ruiz pasuron palmaresin e tij, duke shkuar me 32 fitore në 33 ndeshje si profesionist dhe në 22 prej tyre i ka marrë me knock down.
Sipas kontratës së nënshkruar më herët, mes këtyre dy luftëtarëve do të ketë edhe një tjetër duel si mundësi për revansh. Mbetet për t’u caktuar se kur do të jetë përballja e dytë dhe se ku do të zhvillohet edhe pse meksikani ka thënë se dëshiron që ta presë rivalin e tij në Kaliforni, ku ai është rritur dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



