Gazeta Si - Një trafikant droge nga Turqia, i cili dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal të shtrirë nga Irani në Evropën Perëndimore, është arrestuar në Shqipëri.
Lajmin e bën të ditur Europol (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit), e cila thotë se më 23 nëntor, një shtetas turk 57-vjeçar u arrestua në Shqipëri, por pa dhënë më shumë detaje për vendin dhe mënyrën e prngosjes së tij.
Pronat rezidenciale dhe bizneset të lidhura me të dyshuarin turk dhe të dashurën e tij, u kontrolluan në Roterdam, Holandë.
I dyshuari, një nga objektivat me vlerë të lartë të Europolit, dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal përgjegjës për importin në shkallë të gjerë të heroinës në Evropën Perëndimore.
Hetimi ishte në gjendje të lidhte të dyshuarin me sekuestrimin e 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.
Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani. Një dozë e vetme e një njësie konsumi dyshifrore të heroinës mund të jetë fatale për konsumatorin. I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.
Europol e ka mbështetur këtë hetim që nga prilli 2022 me zhvillimin e vazhdueshëm të inteligjencës dhe koordinimin e strategjisë operacionale ndërmjet të gjitha vendeve të përfshira.
“Një Task Force Operacionale u lançua në Europol në gusht 2023. Kjo Task Force është rezultat i kuptimit të rritur të zbatimit të ligjit për trafikun e heroinës në Evropë, bazuar në këtë rast dhe të tjera të zhvilluara dhe mbështetur më tej në kuadrin e punës së analizës së Europolit në komunikimet kriminale të koduara”, - thotë Europol në njoftimin e tij në faqen zyrtare.
Ndërsa kokaina po rrëmben titujt kryesorë, trafiku i heroinës është ende një sipërmarrje tërheqëse për kriminelët.
OTF synon të identifikojë dhe të prishë “kontrollin dhe komandimin” e furnizimit me heroinë dhe synon rrjetet kriminale, në BE dhe më gjerë, që qëndrojnë pas dërgesave shumëtonëshe të heroinës në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.