Nga Gazeta ‘SI’- Borxhi tatimor i bizneseve dhe individëve arriti në vlerën e 155 mld lekëve në vitin 2023. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve, në një vit ky borxh është rritur me mbi 8 mld lekë. Bizneset pasive janë barra më e madhe e këtij dikasteri, të cilat kanë detyrime rreth 115 mld lekë. Pjesa tjetër i përket subjekteve aktive. 82% e borxhit total është më i vjetër se 2 vite.
Pjesa më e madhe e tij është krijuar nga detyrimet e TVSH-së, mbi 55 mld lekë dhe tatim-fitimi rreth 45 mld lekë. sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë në vlerën e 22.5 mld lekëve, tatimi në burim 6 mld, TAP 2.3 mld dhe DIVA 462 mln.
Mbledhja e të ardhurave në mënyrë eficiente është një nga rekomandimet e KLSH për administratën tatimore, por mesa duket ende nuk është vënë në funksion. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se borxhi i përket rreth 5 mijë bizneseve. Po ashtu, përllogarit se dëmi në buxhetin e shtetit nga Doganat vlerësohet rreth 10 mld lekë, nisur nga rastet kontrabandë, deklarimi i çmimeve më të ulëta dhe shkelje me akcizën.
Një tjetër rekomandim për Tatimet është edhe shtimi i punonjësve që merren me arkëtimet, për të ulur kështu borxhin doganor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.