I gjithë territori i Kukësit gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m ka pasur dhe reshje bore.
Prefekti i qarkut, Agron Geca tha se “situata në qarkun e Kukësit është e qetë, ndërsa rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të qarkullueshme normalisht”.
“Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjence”, theksoi Geca.
Sipas tij, furnizimi me energji elektrike dhe më ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, edhe në vazhdim, në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000 m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.