Nafta me pakicë do të tregtohet 243 lekë/litër duke u rritur me 10 lekë. Ky ishte vendimi i bordit të Transparencës, për të premten e 29 prillit e deri në një mbledhje të ardhshme.
Me 10 lekë është rritur dhe benzina, në 223 lekë/litër, ndërsa gazi 106 lekë/litër, me 2 lekë rritje.
Për të njëjtat data, nafta me shumicë do të shitet 231 lekë/litër, po 10 lekë më shumë. Po ashtu edhe benzina, me 211 lekë/litër. Gazi me shumicë do të tregtohet 94 lekë/litër.
Sipas, Bordit, këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00 të së premtes dhe në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




