Treg

Bordi i transparencës ul me 8 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. 

Që nga ora 16:00 e ditës së sotme, nafta me pakicë do të shitet me 209 lekë/litri, ndërsa benzina do të shitet jo më shumë se 175 lekë/litri.

Bordi uli me 8 lekë çmimin e naftës, që u caktua 217 lekë në mbledhjen e një dite më parë.

Ndërkohë benzina do të tregtohet me 175 lekë për litër, 1 lekë më pak nga sa u caktua dje. Çmimet e caktuara e do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë