Lajme

Bora shemb strehën e një karburanti, vdes punonjësi në Shkodër

Moti i keq ka shkaktuar viktimën e parë në Shqipëri dhe ai është punonjësi i një pike karburanti në Shkodër.

Mësohet se Tonin Loci ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga streha e karburantit, që është shembur pasi nuk ka mundur të përballojë peshën e dëborës.

53-vjeçari Loci është bllokuar në rrënoja dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupin e tij dhe për të shuar flakët që u ndezën pas shembjes së strehës së karburantit.

Gjithashtu sipas policisë së Shkodrës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër pike karburanti i po të njëjtës kompani, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë