Zonat malore të Shkodrës janë prekur sot nga moti i keq. Ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash dhe gurësh.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar mbi situatën e momentit, ku sipas tij, më problematike është rruga Theth-Ndërlysaj, e cila është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh.
“Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese”, shprehet Beci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.