Nga Gazeta ‘SI’ – Kompanitë e sigurimit në vend, arkëtuan pothuajse 4 mld lekë gjatë muajve janar-shkurt, me një rritje vjetore prej 3%.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se sigurimet e jo-jetës mbeten produkti më fitimprurës, me 3.5 mld lekë, me rritje 3.3%. Të ardhurat e rritura nuk janë rezultat i zgjerimit të tregut, por i politikës “bonus-malus”, që u implementua në fillim të vitit dhe rriti çmimin e siguracionit për shumë mjete. Vetë kontratat patën një rritje të papërfillshme.
Gjatë periudhës, sigurimi i mjeteve motorike, u rrit me 5.3%, përkthyer në më shumë se 2 mld lekë.
Raportohet një rritje e fortë e siguracionit për pronën nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës, rreth 19% në raport vjetor.
Në dymujorin janar-shkurt, kompanitë e sigurimit dhanë 829 mln lekë dëmshpërblime për mjetet. Në total janë paguar 1.3 mld lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje