Futboll

Bonuçi te Fenerbahçe, kontratë deri në qershor për të mos humbur Europianin

Gazeta Si – Leonardo Bonuçi do të lërë Gjermaninë dhe do të kalojë në Turqi. Shtypi italian e bën fakt të kryer transferimin e ish-mbrojtësit të Juventusit nga Union Berlini te Fenerbahçe.

Mungon vetëm firma, por bëhet me dije se Bonuçi do të fluturojë sot drejt Stambollit për të firmosur kontratën e re me klubin e njohur turk. Bëhet fjalë për një kontratë deri në muajin qershor, nga e cila futbollisti italian do të përfitojë 1.3 milionë euro.

Bonuçi po bën të gjitha përpjekjet për të mos munguar Në Europianin e Gjermanisë. Trajneri Spaleti mund ta grumbullojë vetëm nëse ai luan rregullisht dhe gëzon një formë të mirë sportive. Kujtojmë që Italia është në të njëjtin grup me Shqipërinë në Euro 2024, si dhe me Spanjën dhe Kroacinë.

Pas largimit nga Juventusi jo pa polemika, mbrojtësi veteran zgjodhi Union Berlinin në Gjermani, një skuadër që merrte pjesë në Ligën e Kampionëve. Por aventura gjermane nuk shkoi mirë Bonuçin, që tani ka preferuar të ndryshojë ambient.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë