Politike

“Boll me llafe”, Braçe paralajmëron vaksinim të detyrueshëm edhe për administratën

Pasi ka radhitur masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik, zv-Kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar se krahas mjekeve, mësuesve dhe studenteve, mund të bëhet me detyrim vaksinimi edhe për çdo punonjës që është në marrëdhënie me shtetin.

Duke kthyer përgjigje për këdo që shfryn në rrjete sociale për situatën në vend, Braçe shkruan:

“Boll me llafe;

Thjesht shko dhe bej vaksinën!

E ke kaluar ose jo, dëgjo mjekun dhe shko bëj vaksinën.

E fundit;

Cilido që është në marrëdhënie me shtetin, nëpunës, nëpunes në shërbime masive për qytetarët etj,

Duhet të vaksinohet!

E ka detyrim vec mundësi për të shpëtuar shëndetin e tij!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë