Logan Paul ka bërë histori duke shitur një kartë të rrallë Pikachu Illustrator për një rekord prej 16.5 milionë dollarësh në një nga ankandet më të shtrenjta në histori.
Boksieri Logan Paul, ka hyrë në librat e historisë duke shitur një kartë jashtëzakonisht të rrallë Pikachu Illustrator për një rekord botëror prej 16.5 milionë dollarësh në ankand.

E njohur gjerësisht si “Mbreti i Koleksioneve”, karta Pokemon Pikachu Illustrator konsiderohet nga disa si “Graali i Shenjtë” sepse është karta më e shtrenjtë e këtij lloji dhe besohet se ekzistojnë vetëm rreth 40 kopje.
Paul e bleu atë në vitin 2021 në një shitje private për 5.2 milionë dollarë, duke vendosur një tjetër rekord botëror në atë kohë si karta Pokemon më e shtrenjtë e shitur.

Pikachu Illustrator është jashtëzakonisht popullore tek koleksionistët për shkak se është dizenjuar nga Atsuko Nishida e Japonisë, e cila njihet si krijuesja origjinale e Pikachu-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



