Sport

Boksi humb George Foreman

Figura të njohura të boksit dhe sportit anë e mbanë Botës shprehën vlerësimet e tyre për ish kampionin e peshave të rënda në boks, George Foreman që u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. Njoftimi u dha nga familja e tij në një postim në profilin e Foreman në Instagram. Mike Tyson, që nuk u ndesh asnjëherë në ring me Foreman postoi në X nderimin e tij – “Ngushëllime familjes së George Foreman. Kontributi i tij në boks dhe më gjerë nuk do të harrohet asnjëherë.

“Rumble in the Jungle” në vitin 1974

Foreman hodhi 6 herë “knock down” kampioni në fuqi Joe Frazier duke fituar gjerdanët në versionet WBC dhe WBA në Janarin e vitit 1973. Ai e mbrojti dy herë kurorën në peshat e rënda përpara se ta dorëzonte atë tek Muhammad Ali pas ndeshjes legjendare “Rumble in the Jungle” në vitin 1974 në Zaire që sot njihet si Republika Democratike e Kongos. Trashëgimia e Foreman e kaloi sportin e boksit pasi u shndërrua në një figurë inspiruese si një predikues i devotshëm, pronar i suksesshëm dhe actor me kohë të pjesshme.

Frazier, Foreman dhe Ali në Tetorin e vitit 1989

Si imazhi i “George Foreman Grill” të cilin e hapi në të njëjtin vit që mundi Michael Moorer duke fituar për të dytën herë titullin botëror në peshat e rënda në vititn 1994, Foreman fitoi më shumë të ardhura duke shitur 100 milionë copë, krahasuar me 3 dekada në ring. Charles Barkley, Magic Johnson, Bob Arum dhe Mauricio Sulaimán ishin mes atyre që postuan ngushëllimet e rastit për George Foreman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë