Sport

Boks/ Nelson Hysa mbron titullin UBO, triumfon edhe Alban Beqiri

Gazeta Si – Në sallën e lojërave ‘Feti Borova’ në kryeqytet u zhvillua sot aktiviteti ‘Grushti i Hekurt’, ku morën pjesë boksierët më të mirë shqiptarë, të cilët u ndeshën me boksierë të huaj.

Ndeshja kryesore ishte ajo mes shkodranit Nelson Hysa dhe afrikanit Vikapita Meroro, që u mbyll në raundit e tretë nga boksieri shqiptar. Hysa e hodhi tapet kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar. Shkodrani ia ka dalë të mbrojë titullin UBO dhe të konfirmohet kampion.

Nga ndeshaj e Alban Beqirit. Gazeta Si, 17 mars 2023

Ndeshjen e tij e fitoi edhe Alban Beqiri, një nga boskierët më të mirë shqiptarë. Ai mposhti Vasil Negaran me vendimin unanim të jurisë. Ky ishte sukesi i shtatë për Beqirin në po kaq ndeshje.

Armando Grishaj fitoi ndeshjen me Stanislav Gudz, pasi kundërshtari u tërhoq pas raundit të parë për probleme fizike. Arjon Kajoshi mposhti Ivans Levickis pas gjashtë raundesh, me vendim të jurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë