Gazeta Si- Bojkoti i pedagogëve vazhdon në ditën e shtatë dhe tashmë sindikata po shikon mënyra të tjera për të arritur në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, në fjalën e tij nga Korpusi Universitar, ka deklaruar se është e nevojshme që të ketë një platformë të re universitare.
Ai tha se për këtë qëllim do të mbahet një forum ditën e nesërme për ndarjen e ideve.
“Procesi i ndjekjes së peticionit dhe protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën jo vetëm nevojën e realizimit të kërkesave por edhe për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë, studiues, përfaqësues të institucioneve publike etj për të përfshirë idetë e të gjithë këtij grupi që ka kontributin e tij në arsim. Më pas do kemi dhe një përmbledhje të ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkoti i plotë i mësimit do të vazhdojë”, tha Kovaçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



