Rend dhe Ligj

Bllokuan makinën me dyshimin për blerje votash, policia çon në SPAK kandidatin e PD në Dibër

Gazeta Si – Policia e Dibrës ka dërguar për procedim penal në SPAK kandidatin për deputet të PD në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë, pasi bllokuan një makinë mbrëmjen e të pemtes në Maqellarë, nën dyshimin se po bliheshin vota.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, teksa vetë deputeti Gjunkshi ka telefonuar policinë për makinën që kishin bllokuar nën dyshimin e blerjes së votave, ku brenda mjetit ndodheshin dy persona.

Pas dyshimeve, policia nisi hetimet, por ka konstatuar se kishte një shkelje të ligjit nga mbështetësit dhe përfaqësuesit e PD-së, përmes vetëgjyqësisë.

Gjithashtu, policia referoi në SPAK materiale proceduriale për “korrupsion aktiv në zgjedhje dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç;  Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç”, thuhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar të Policisë së Dibrës.

Thuaje një javë më parë, Xhemal Gjunkshi ishte në SPAK ku dorëzoi një kallëzim penal për krime zgjedhore ndaj disa prej zyrtarëve të Bashkisë së Peshkopisë.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Gjunkshi u shpreh se SPAK duhet të çojë para drejtësisë këdo të përfshirë në këto krime, teksa sjell në vëmendje dhe “dosjen 184”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë