Lajme

Bllokohet për 14 ditë qarkullimi nga rrethi i Shkozës drejt Farkës

Duke filluar nga dita e shtunë (nesër, 13 nëntor), do të ketë një devijim të trafikut rrugor në Tiranë në Unazën Lindore. ARRSH njoftoi këtë të premte, se duke filluar nga data 13.11.2021, kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës, qarkullimi i automjeteve do të jetë i bllokuar për 14 ditë.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës, në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

“Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë