Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonës në Itali.
Lajmi është bërë me dije nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, mbetjet përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, ndërsa bllokimi është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe karabinierët.
Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme, përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit.
Mediat fqinje shkruajnë se rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




