Lajme

Bllokohen autobusët me pasagjerë në doganën e Morinës

Disa autobusë të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës janë bllokuar mëngjesin e kësaj të shtune në doganën e Morinës. Mësohet se janë 8 autobusë që nuk janë lejuar të kalojnë në Kosovë prej doganës së Morinës për më shumë se 4 orë.

Arsyeja e këtij bllokimi vjen pas një urdhri të ministrisë kosovare të Transportit. Kjo e fundit ka urdhëruar ndalimin e hyrjes së këtyre autobusëve në Kosovë për shkak se nuk plotësojnë kushtet e kërkuara në kontratë.

Gjithsesi ende nuk janë shumë ta qarta rrethanat e kësaj ngjarje, teksa mësohet se në mjetet e bllokuara ka fëmijë që prej disa orësh po qëndrojnë temperatura të larta.

Sakaq, Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curri-Kosovë-Tiranë thotë se nuk kanë qenë në dijeni të këtij urdhri të ministrisë kosovare dhe iu bën apel dy qeverive që të gjejnë zgjidhjen e situatës sa më shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë