Lajme

Bllokimi i punëtorëve në kufi, testet që lejojnë kalimin në Mal të Zi

Vijojnë prej dy ditësh problemet në kufirin e Hanit të Hotit, ku dhjetëra punëtorë ditorëshqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë në Mal të Zi, pasi nuk njihen testet anti-Covid dhe vaksinat që kanë bërë.

Lidhur me këtë situatë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, informon të gjithë personat që duan të kalojnë drejt Malit të Zi, se prej ditës së të mërkurë, 15 shtator, duhet të paraqesin një nga dëshmitë e mëposhtme:

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Në njoftimin e publikuar në Fb, gjithashtu theksohet se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga.

Një ditë më parë u shënuan përplasje edhe me policinë për bllokimin në kufi, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth dhjetëra punëtorë shqiptarë u ankuan, pasi pala malazeze kërkonte kryerjen e një testi që kushtonte 23 euro.

Ndërkohë, qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen.Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë