Nga Gazeta ‘Si’ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vetëm krahun politik të grupit në listën e zezë. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Gjatë takimit me kryeministrin libanez, Najiv Mikati, në Londër, Blinkeni po ashtu u zotua për mbrojtjen e civilëve, por nuk kërkoi një armëpushim të menjëhershëm nga Izraeli, i cili varet nga mbështetja diplomatike dhe ushtarake e SHBA-së.
“Ne kemi një ndjenjë të urgjencës për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të ketë një siguri të vërtetë përgjatë kufirit mes Izraeli dhe Libanit”, tha Blinken për gazetarët, duke shtuar se është i angazhuar “në mënyrë intensive”.
Rezoluta 1710, e miratuar më 2006, pas një lufte mes Izraelit dhe Hamasit, bën thirrje për çarmatosjen e grupeve joshtetërore në Liban, që është një aluzion për Hezbollahun, që financohet nga Irani, grup që ka ushtrinë e tij. Rezoluta po ashtu kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga shteti.
Blinkeni tha se është thelbësore që të ketë “mirëkuptimin e nevojshëm për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.