Lajme

Blatter: Botërori 2022 të mos zhvillohet në Katar

I intervistuar nga e gjermania Bild, Joseph Blatter rikthehet të flasë mbi hetimet për korrupsion në lidhje me dorëzimin e Kupës së Botës Rusisë e Katarit, duke dhënë edhe një zgjidhje: “Botërori 2022? Shtetet e Bashkuara mund ta organizojnë në vend të atij 2026. Edhe Japonia mund ta bëjë dhe e di që janë ofruar”.

Ish-presidenti i Fifa-s shpjegon përsëri: “Fatmirësisht kompeticioni do të jetë ende me 32 skuadra e jo me 48 si do të kishte dashur Infantino. Edhe Gjermania mund t’i organizojë ato, por kjo do të thotë që të luhej përsëri në Evropë”.

Në lidhje me skualifikimin si pasojë e skandaleve që përfshinë FIFA, Blatter, 84 vjeç, shprehet: “Hetimet janë pjesë e një komploti kundër meje. Reagimi më i mirë i Fifa-s ndaj të gjithë kësaj, do të ishte të më emëronte president nderi. E meritoj”. Blatter drejtoi për 17 vite institucionin e FIFA mes skandaleve dhe aferave të dyshimta, për t’u larguar më pas me përzgjedhjen e Rusisë dhe Katarit për të mbajtur respektivisht Kupën e Botës të vitit 2018 dhe 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë