Rend dhe Ligj

Tetë masa sigurie për abuzim me tenderët e AKSHI-t, urdhër-arrest për Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenin Ergys Agasi

Gazeta Si – SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie për hetimet në lidhje me abuzimin e disa tenderëve nga AKSHI ((Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe operacioni për ekzekutimin e këtyre masave po zhvillohet nga BKH, në mbështetje nga Policia e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende detaje dhe as njoftim zyrtar mbi këtë operacion ende në zhvillim, por sipas burimeve, mësohet se janë lëshuar urdhër-arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, “arrest shtëpie” dhe biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, “arrest në burg”.

Të dy, janë ende në kërkim, pasi nuk janë gjetur nga policia dhe agjentët e BKH-së, të cilët këtë mëngjes zhvilluan operacion në rezidencën “Kodra e Diellit” në kryeqytet, ku mësohet se aty banon biznesmeni Ermal Beqiraj.

Ata akuzohen për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”. Gjithnjë sipas burimeve, mësohet se është caktuar masa pezullim nga detyra për Erjon Ismailin, zv.drejtor i Policisë së Tiranës.

Njëkohëisht, Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të këtij hetimi gati 1-vjeçar lidhur me disa praktika të dyshuara si abuzive tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

8 masat e firmosura nga GJKKO

Arrest në burg”: Ergys Agasi

“Arrest në burg”: Ermal Beqiri

“Arrest në shtëpi”: Mirilda Karçanaj

Arrest në shtëpi”: Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

Sa i takon dy biznesmenëve, Agasi dhe Beqiraj, ata janë të dy zotërues të disa shoqërive softuerësh dhe kompjuterike që dyshohet të kenë pasur marrëdhënie kontraktore me AKSHI-n.

Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në disa miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar”.

Hetimi për çështjen ka nisur rreth 1 vit më parë dhe këtë të martë janë dokumentuar e janë sekuestruar një sërë provash pas kontrolleve në banesa.

Karçanaj u paraqit në SPAK më 3 dhjetor, ku qëndroi rreth 3 orë. Atë ditë u raportua se ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

SPAK ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për operacionin dhe as konfirmim zyrtar, ndërsa pritet të dalë me një njoftim.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë