Biznes

Bizneset shqiptare, të vetmit pesimistë në rajon për të ardhmen

Mjedisi i biznesit nuk ka parë shumë përparim. Paqëndrueshmëria makroekonomike, sundimi i ligjit në kuptimin e tij më të gjerë, përfshirë etikën, transparencën dhe efikasitetin e biznesit me një intensitet të barabartë ose disi më të lartë se në të kaluarën kanë ndikuar në klimën jo të mirë të biznesit.

Barometri i Ballkanit në matjet më të fundit nxjerr në pah se të gjitha bizneset e rajonit janë më të kënaqur me situatën aktuale dhe parashikojnë një situatë të ngjashme edhe në të ardhmen, përveç bizneseve shqiptare.

Anketimi regjistron nivelin më të lartë të sadisfaksionit që në ngjizjen e Barometrit (65pikë). Barometri  bazohet në dy indekse, Indeksi i Situatës Aktuale dhe ai i Pritshmërive në të Ardhmen. Të dy këta indekse për të gjithë rajonin  kanë shënuar rekorde të reja në rritje përkatësiht 62 pikë  dhe 71 pikë.

Për të pestin vit me radhë, Kosova mban flamurin e rajonit (85pikë), duke raportuar pikë të larta si për situatën aktuale  (84 pikë) dhe tek parashikimi për të ardhmen (86 pikë). Mali i Zi dhe Serbia janë dy ekonomitë e tjera me pikë respektive (70 dhe 69), ku në raportin paraardhës ishin paraqitur pak më mirë në lidhje me situatën aktuale. Ndërsa, perceptimi i bizneseve për tre ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor qëndron nën mesataren e rajonit.  Bosnia dhe Herzegovina qëndron më lart se dy të tjerat me 59 pikë, ndërsa Shqipëria regjistron pikët më të ulta të rajonit me 55 kur biznesi është pyetur për situatën aktuale. Bizneset nga kjo ekonomi, citon raporti, synojnë të jenë më pak optimist për të ardhmen e tyre (58).

Ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut  (ka tërësisht 57 pikë), bizneset e saj janë më pak të pakënaqurit për situatën aktuale (51).

Trendi i rritjes së pikëve në Barometrin e Biznesit vazhdon. Pas një periudhe rënëse të shkurtër në 2018, ndjesitë e biznesit në rajon janë rikthyer edhe një herë, me rezultatet e BBSI në rritje..

Megjithëse përmirësimet janë të dukshme në pothuajse të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ato janë më të spikaturat në Kosovë  (+19 pikë), dhe Mali i Zi dhe Serbi (+7 pikë secila). Në anën tjetër, Shqipëria ka pësuar një rënie të ndjeshme (-10 pikë) në ndjesitë pozitive, duke qenë ekonomia e vetme në rajon me rënie në përitshmëritë. Ndërsa tre ekonomitë e  rajonit që kanë përjetura rritje të pritshmërive pozitive thonë se  kjo është nxitur për shkak të stabilitetit makroekonomik, investimeve në infrastrukturë dhe një komunitet biznesi në rritje të sigurt. Ndërsa përballë një sfondi të paqëndrueshmërisë politike, ekonomia e Shqipërisë është përballur me një rritje të ngadaltë të ndërlikuar edhe si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar.

Viti i kaluar ishte një nga më të suksesshmit rekord për bizneset e Ballkanit Perëndimor që nga 2018.

Indeksi i Sentimentiti aktual 2019, duke vlerësuar performancën e biznesit në kontekstin e kërkesës së tregut për produktet e tyre dhe situatën e përgjithshme ekonomike në vendin e tyre të jetesës, tregon se viti 2019 ishte më i suksesshmi në të gjitha edicionet e barometrit(62 pikë). Me disa përjashtime të caktuara, këto gjetje janë të vërteta edhe në ekonomitë individuale.

Ekziston një prirje e përgjithshme pozitive e dukshme në shumicën e ekonomive të rajonit. Midis 2014 dhe 2019, rezultati rajonal është përmirësuar me më shumë se 20 pikë, me përparimin në Serbi (65% në 2019 kundrejt 34% në 2014) dhe Kosovë * (84% në 2019 kundrejt 51% në 2014). Në të njëjtën kohë, Mali i Zi ka parë një trend të përmirësimit më të madh, po ashtu edhe Shqipëria, megjithëse kurba e rritjes shumëvjeçare e kësaj të fundit tani është ndërprerë.

Ndërsa ndjenja e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë kryesisht pezull, përparimi i fundit në frontin politik ka të ngjarë të përkthehet në përfitime ekonomike. Më në fund, Bosnja dhe Hercegovina ka parë pak rritje, duke e bërë atë ekonominë më të vogël të lëvizshme të rajonit.

Pritjet për të ardhmen janë në rritje

Indeksi i Pritjeve mat masat e parashikuara për ndryshimin e kushteve të tregut për bizneset e anketuara. Performanca pozitive në treg vazhdon të nxisë pritjet, me një rezultat rekord të lartë prej 71. Kosova  drejton rajonin me 86 e ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi në ndjekje me pikaverazh të ngushtë me 76. Shqipëria është vendi i liderëve të biznesit më pak optimistë të rajonit me 58, duke regjistruar një rënie të madhe prej 12 pikësh që nga viti i kaluar.

Problematikat e artikuluara nga biznesi

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë efekte pozitive në perceptimin e biznesve.

Grupi i bizneseve proBE u zgjerua në Shqipëri dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut përkatësisht me 20 dhe 15 pikë përqindje.

Mjedisi i biznesit nuk ka parë shumë përparim. Paqëndrueshmëria makroekonomike, sundimi i ligjit në kuptimin e tij më të gjerë, përfshirë etikën, transparencën dhe efikasitetin e biznesit me një intensitet të barabartë ose disi më të lartë se në të kaluarën kanë ndikuar në klimën jo të mirë të biznesit. Në një shënim më pozitiv, projektet infrastrukturore që janë duke përfunduar kanë filluar të reflektojnë në perceptimet e bizneseve. Gjithashtu, Marrëveshja Rajonale e Roaming u mirëprit nga më shumë se 40% e drejtuesve të bizneseve.

Sidomos, kushtet e tregut të punës mund të paraqesin një sfidë serioze në të ardhmen. Më shumë se një e katërta e kompanive të Ballkanit Perëndimor kanë raportuar se po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës, ndërsa ankesa më shpesh e përmendur është mungesa e aftësive të kandidatit për punë. Një nga sjelljet pozitive është se kompanitë e rajonit janë më të hapura ndaj rinisë.

Ekonomitë e rajonit mbeten të përqendruara në tregjet e vendit. Edhe pse 80% e bizneseve pretendojnë se produktet e tyre mund të përputhen me standartet e BE, vetëm tre nga dhjetë janë të angazhuar në eksport. Jo eksportuesit zakonisht përmendin mungesën e planeve, interesave ose aftësive për eksport, ndërsa eksportuesit ankohen për vështirësinë e dokumenteve, marrjen e licencave dhe procedurave të ngadalta të eksportit.

Vetëm një në dhjetë kompani vendos të investojë jashtë vendit, dhe një pjesë edhe më e vogël e këtyre investimeve përfundon në rajon. Por ka një prirje të rritjes së investimeve në BE, sesa në rajon. Ndërsa kompanitë konsiderojnë dhe vlerësojnë faktorë të ndryshëm gjatë marrjes së një vendimi për investime, stabilitetin politik dhe ndër të tjera cilësinë e mjedisit rregullator.

“Nuk është befasi që rajoni nuk po bëhet një opsion i preferuar për të investuar, pasi nuk është bërë shumë përparim.”- citohet në raport.

Zbatimi i “Mini Schengen” mund të ndryshojë gjendjen e situatës.  Mund të inkurajojë më shumë investime ndërkufitare në të gjithë rajonin dhe të shkurtojë procedurat e eksportit ndërsa ekonomitë nga rajoni gjithashtu do të përfitojnë nga lëvizja e lirë e punës. Në përgjithësi, kompanitë shohin në mënyrë pozitive lëvizjen e punëtorëve brenda rajonit, veçanërisht brenda ekonomive si Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, ashtu edhe Kosova e Shqipëria.

Paragjykimi i fortë gjinor ndaj popullatës rome vazhdon. Për më tepër, tendenca e preferencës së burrave ndaj grave në përzgjedhjen e kandidatit të ri për punë.

Kjo praktikë në të kaluarën ka sjellë strukturën aktuale të punësimit gjinor në të cilën vetëm një e treta janë gra. Përpos një rënieje të vogël, akoma, 15% e drejtuesve besojnë se punësimi i një punëtori rom do të ndikonte negativisht në mjedisin e punës së kompanisë së tyre.

Ka pak evidenca që investimet e huaja direkte (IHD) që vijnë në rajon po bëhen të integruara në ekonomitë vendase, pasi vetëm 6% e shitjeve të kompanive rajonale u bëhen kompanive shumëkombëshe të vendosura në vendet e tyre.

Kompanitë e Ballkanit Perëndimor ende kanë përdorur Internetin në mënyrën tradicionale, kryesisht për komunikim dhe reklamim. Një nga fenomenet “më moderne”, e-banking ka parë që popullariteti ti rritet gjatë vitit të kaluar, pasi tani rreth gjysma e kompanive mbështeten në këtë metodë për ekzekutimin e transaksioneve financiare.

Përkundër tendencave globale, numri i shitësve në internet ka mbetur relativisht i pandryshuar. Sidoqoftë, ndërmarrjet që shesin përmes Internetit, në fakt kanë rritur vëllimin e shitjeve.

Dinamizmi inovativ nuk ka parë shumë ndryshime.

Publikimi i edicionit të 6-të të Barometrit Ballkanik vështirë se mund të vinte në një kohë më të pasigurt për Ballkanin Perëndimor, dhe në botë. Përhapja e koronavirusit (COVID-19) tashmë ka çuar në një krizë të madhe shëndetësore në të gjithë rajonin dhe ndërprerje të mëdha të ekonomive globale dhe rajonale.

Barometri parashikon që situata ka të ngjarë të bëhet edhe më komplekse në muajt e ardhshëm, dhe pasojat ekonomike nga pandemia mund të paraqesin një nga goditjet më të mëdha të dekadave të fundit.

Pasiguria që lidhet me kohëzgjatjen e krizës dhe pozicionin joortodoks të qeverive, ku në vend që të stimulojnë kërkesën agregate, qeveritë detyrohen të përmbajnë aktivitetin ekonomik në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e virusit, e bën jashtëzakonisht të vështirë përgjigjen ndaj krizës . Kjo trajektore ekonomike do të tkurrë pothuajse me siguri të gjitha ekonomitë e rajonit drejt një recesioni, dhe më shumë sesa përvoja gjatë recesionit të madh të 2008/2009.

Sipas parashikimeve të fundit (FMN ËEO, Prill 2020), ekonomitë e Ballkanit Perëndimor pritet të tkurret mesatarisht me -4% gjatë vitit 2020, me rritjen negative në ekonomitë individuale që pritet të sillen midis -9% në Mal të Zi dhe -3% në Serbi. Ekonomitë rajonale janë prekur përmes disa kanaleve duke përfshirë uljen e të ardhurave nga turizmi dhe transporti, ulje të prodhimeve vendase, remitanca më të ulta, ngadalësim të rritjes së eksporteve dhe ulje të IHD-ve dhe investimeve në përgjithësi. Kufizimet e lëvizshmërisë në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po bëjnë presion të madh mbi bizneset, veçanërisht në segmentin MSME, i cili përbën më shumë se 90% të ekonomive të rajonit, duke i shkëputur firmat nga blerësit, furnitorët dhe, në disa raste, punonjësit. .

Për të shpëtuar jetë, por edhe mjete jetese dhe për të ruajtur përfitimet e bëra gjatë viteve të kaluara, është e nevojshme një reagim i shpejtë dhe vendimtar i qeverive. Qeveritë në rajon tashmë po japin mbështetje financiare dhe të tjera për të lehtësuar goditjen, veçanërisht në sektorët ekonomikë më të goditur dhe familjet e pamundura.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë