Nga Gazeta ‘SI’ – Besimi në ekonomi është rritur me 1.9 pikë në muajin tetor, por konsumatorët dhe bizneset e shërbimit mbeten pesimistë.
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregon se në tetor, besimi i konsumatorëve ra me 1 pikë, pasi ata shprehen pesimistë për të ardhmen e tyre financiare. Konsumatorët nuk janë të gatshëm për blerje të mëdha dhe presin rritje çmimesh.

Edhe për bizneset e shërbimit panorama nuk është fort optimiste, pasi tregojnë një rënie të kërkesës. Ky sektor pret rënie çmimesh.
Ndryshe nga muajt e mëparshëm, ndërtuesit vlerësojnë një rritje të aktivitetit dhe kërkesës, ndërsa presin rënie çmimesh. Besimi i tyre në ekonomi është rritur me 2.4 p.p.
Bizneset e industrisë kanë shprehur rritje të fortë të besimit në tetor, 6 p.p, për shkak të rritjes së kërkesës për eksport dhe gjendjen aktuale të prodhimit. Industria pret rritje të çmimeve dhe punonjësve.
Besimi në ekonomi i bizneseve tregtare është rritur me 7 p.p gjatë tetorit, ndikuar nga një përmriësim i ecurisë së biznesit dhe punësimit. Tregtarët presin rritje të çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



