Dogana Shqiptare ka marrë lejen dhe vlerësimin e CEFTA-s për të certifikuar bizneset eksportuese vendase me statusin e AEO-së, me qëllim lehtësimin e tregtisë së jashtme.
AEO, (Operatorë Ekonomikë të Autorizuar), është një koncept që shpjegon lidhjen e bizneseve me Doganat, duke përfituar lehtësime në shkëmbimet tregtarë të operatorëve dhe reduktimin e procedurave të gjata doganore.
Fillimisht ky status u vendos me anë të një marrëveshje midis vendeve të Ballkanit të Hapur, Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut. Tani edhe me vendet anëtare të CEFTA-s, në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, pritet të nënshkruhet e njëjta marrëveshje.
Gjatë takimit me grupin përfaqësues të CEFTA, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli tregoi se gjatë vitit të shkuar kanë aplikuar 8 kompani për statusin e AEO, të cilat e kanë fituar.
“Gjatë vitit 2021 kemi marrë aplikimet e para dhe kemi miratuar statusin për 8 Operatorë të Autorizuar Ekonomikë, kryesisht nga bizneset më të konsoliduara dhe më korrekt në marrëdhënien me Administratën Doganore. Interesi i 9 operatorëve të tjerë për të përfituar statusin e Operatorëve Ekonomike të Autorizuar është tregues i rritjes së besimit te administrata doganore dhe faktit se avantazhet e AEO janë efikase”, tha Gazheli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.