Treg

Bitcoin rritet me 9% pasi Banka e SHBA-së rrit normën e interesit

Bitcoin u rrit mbi 23 mijë dollarë gjatë të enjtes së 28 korrikut, si pasojë e rritjes së normës së interesit nga Banka Federale në SHBA dhe besimin se inflacioni do të zbutet.

Kriptomonedhat janë të lidhura ngushtë me tregjet e aksioneve, sidomos ato të Nasdaq, që u rritën me 4% një ditë më parë.

Bitcoin u tregtua me 23.2 mijë dollarë, 9% rritje Brenda 24 orëve. Kripto të tjera u rritën po ashtu. Ether me 13%.

Bitcoin po përpiqet të bëjë një rritje të qëndrueshme pas disa përpjekjeve të dështuara këtë muaj. Kriptomonedha më e madhe në botë ka qenë duke u tregtuar në një interval prej 20.000 dollarë deri në pak më shumë se 24.000 dollarë që nga mesi i qershorit, pas një përplasjeje brutale që fshiu 50% të vlerës së saj.

“24 orët e ardhshme do të jenë një test i vërtetë i qëndrueshmërisë së rizbuluar të Bitcoin, pasi ajo ngriti supet ndaj të dhënave të inflacionit të këtij muaji në SHBA dhe nuk u tërhoq kur Tesla njoftoi se ka shitur shumicën e zotërimeve të saj BTC”, -tha Antoni Trenchev, bashkëdrejtues i portofolit të kriptove, Nexo.

Tregu i kriptomonedhave është goditur këtë vit me miliarda dollarë të fshirë, pasi çështjet makroekonomike kanë bërë dëmin e tyre dhe kompanitë kanë reaguar. Dy shembuj të profilit të lartë janë platforma e huadhënies së kriptove Celsius dhe fondi mbrojtës Three Arrows Capital, të cilët kanë paraqitur kërkesë për falimentim dhe kanë rrëzuar gjithashtu shumë investitorë.

Lojtarët e tregut të kriptove nuk janë të sigurtë nëse shkundja dhe zhvlerësimi ka përfunduar ende. /CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë