Bitcoin zhytet sërish nën 9,000 dollarë. Kjo rënie e menjëhershme bën që kriptomonedha të përballet me fundin e saj të mundshëm. Të dhënat diktojnë një zhvillim shumë pessimist.
Kjo është pikiata e parë e tillë për Bitcoin që prej 2015-ës.
Bitcoin po vendos rënie më të larta; minimumi i prillit ishte më i lartë se ai i shkurtit.
Kriptovalutat kryesore u zhvleftësuan të premten pasi ata që zotërojnë lajme mbi to, ndërhynë në UpBit, shkëmbimin më të madh të kriptovalutave në Korenë e Jugut.
Sipas Indeksit të çmimit të bitcoin të CoinDesk, kjo kriptovalutë ra në 5.5 % e përkthyer në 8,511 dollarë, vlera më e ulët që nga 20 Prilli. Kriptovaluta u tregtua afër 8,563 dollarëve në 9:12 paraditen e së premtes.
Edhe kriptovaluta të tjera të mëdha kanë rënë me dy shifra në 48 orët e fundit sipas CoinMarketCap. Ethereum u tregtua me 11 % më pak, afërsisht 680 dollarë, ripple ra afërsisht 17 % rreth 66.7 cent dhe eos 19 % ose 14.85 dollarë.
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë ndërhyrë në UpBit me dyshimin për mashtrim. Shërbimi i Mbikqyrjes Financiare të Koresë së Jugut nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së CNBC për sqarimin e situatës.
“UpBit është nën investigim nga prokuroria, dhe ne po bashkëpunojmë,” ka thënë kompania në faqjen e vetë zyrtare. “Shërbimet e Upbit, ashtu si të gjitha transaksionet e tjera po funksionojnë normalisht. Llogaritë tuaja janë të sigurta dhe nën kontroll.”
Kjo kompani shkëmbimi është e katërta në radhë për nga volumi tregtar i shkëmbimit të kriptovalutave, sipas renditjes së tregjeve me tarifa të CoinMarketCap..
Bitcoin ka luftuar këtë vit me pasigurisë. Kriptovaluta ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj që nga fillimi kur këmbehej me 19 mijë dollarë në dhjetor. Megjithatë, shumë entuziastë të monedhës dixhitale presin që bitcoin të rimëkëmbet pasi konferencat e mëdha të kriptovalutave vijnë në Nju Jork javën e ardhshme. Fitimet e Bitcoinit u përshpejtuan mbi 2,000 dollarë gjatë konferencave të majit të kaluar. /Bloomberg, CNBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.