Treg

Bitcoin bie nën 27.000 dollarë, vlera më e ulët në dy vite

Bitcoin ra në vlerën e 26.5 mijë dollarëve për herë të parë pas pothuajse 2 vitesh. Kriptomonedha ra me 15% për 24 orë.

Ether, kripto e dytë më e madhe ra me 23%, në 1.789, në vlerën më të ulët nga viti 2021.

Investitorët po heqin dorë nga kriptomonedhat në një kohë kur tregjet po ndjejnë pasiguritë e situatave ekonomike.

Kriptomonedhat me vlerë të qëndrueshme, aq sa 1 dollar, ranë në 30 cent duke tronditur dhe njëherë investitorët.

Investitorët i përdorin këto kripto në momente volatiliteti, por tani edhe ato po reagojnë ndaj goditjes ekonomike./cnbc


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë