Bitcoin (BTC) po shijon rritje të përditshme edhe pse sektori bankar po goditet çdo ditë. Kriptomonedha më e madhe në botë, është në limitet e 25 mijë dollarëve, vlera më e lartë për këtë vit.
Në të njëjtin trend me BTC shkua dhe kriptot më të vogla, si Ether që u rrit në 1.7 mijë dollarë. Ditët e fundit paniku bankar në SHBA ka mundësi të ndalojë dhe një rritje të normës së interesave, që pritej të ndodhte javën e ardhshme, nga banka qendrore e SHBA, FED.
Huamarrja dhe huadhënia ndërmjet bankave është një komponent thelbësor i sistemit bankar që i ndihmon bankat të menaxhojnë nevojat e tyre të menjëhershme për likuiditet. Kur tregu i huadhënies ndërbankare është i tensionuar ose jofunksional, bankat përballen me rrezik më të madh të likuiditetit, i cili mund të rezultojë në falimentim.
“Stresi i sektorit bankar forcon rastin për pauzën e Fed javën e ardhshme. Përfituesit e mundshëm nga stresi financiar janë ari dhe bitcoin – aktivet e forta,” i tha CoinDesk autori i buletinit popullor Crypto is Macro Now.
Rritja e treguesit të stresit bankar vjen pas dështimit të tre bankave amerikane, përfshirë Silicon Valley Bank, Signature dhe Silvergate, brenda pesë ditëve dhe ka nxitur investitorët të rivlerësojnë perspektivën e tyre për normat e interesit dhe rolin e kriptomonedhave
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.