Bota

Bisedimet për paqe në Doha, Blinken: Ky mund të jetë shansi i fundit për të liruar pengjet

Nga Gazeta 'Si'- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se kjo mund të jetë me shumë gjasa mundësia e fundit, për të siguruar një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.

Komentet, Blinken i bëri gjatë një mbledhjeje me presidentin izraerlit, Isaac Herzog të hënën, në udhëtimin e tij të nëntë në rajon që nga nisja e luftës në tetor.

Shtetet e Bashkuara shprehën optimizëm rreth rinisjes së bisedimeve për një marrëveshje javën e kaluar në Doha, por Hamasi thotë se sugjerimet për progres në fakt janë thjesht një iluzion.

Sipas raportimeve, mosdakordësitë qëndrojnë në prezencën e trupave izraelite, pra nëse atyre do t’ u kërkohet që të tërhiqen plotësisht nga Gaza, siç këmbëngul Hamasi.

Blinken pritet që ta vijojë presionin e ushtruar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, kur ata të takohen më vonë gjatë sa hënës.

“Po punojmë që të sigurohemi që nuk do të ketë përshkallëzim, që nuk do të ketë provokime dhe nuk do të ketë veprime që në çfarëdo mënyre mund të na largojnë nga përfundimi i kësaj marrëveshjeje ose, që të ketë përshkallëzim të konfliktit në vende të tjera, me intensitet më të lartë.”

Bisedimet aktuale po mbahen rreth një propozimi të modifikuar, të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara. Synimi i këtij propozimi është që të mbyllë hendeqet e krijuara ndër vite mes Izraelit dhe Hamasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë