Bota

Bisedimet në Pakistan, 4 ‘vijat e kuqe’ të Iranit: Nuk heqim dorë nga të drejtat tona

Në takimin e Islamabadit, Irani shkon i vendosur të mos heqë dorë nga kërkesat e tij.

Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, deklaroi se vendi i saj merr pjesë në negociatat me Shtetet e Bashkuara duke ruajtur pozicionet e tij.

“Nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona”, theksoi ajo. “Ne nuk besojmë te pala tjetër, prandaj delegacioni iranian do të zhvillojë bisedimet me kujdes maksimal”, përfundoi ajo, sipas agjencisë së lajmeve Irna.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Republika Islamike ka vendosur katër kushte për nisjen e negociatave me SHBA-në: kontrollin e Iranit mbi Gjirin e Hormuzit, përfitimin e pagesave të reparacioneve të luftës, rikthimin e pasurive të ngrira në bankat e huaja dhe armëpushimin në rajon. Shtetet e Bashkuara deri tani, nuk pranuar të rikthejnë asnjë pasuri të ngrirë iraniane, e pohuar kjo nga një zyrtar i lartë amerikan për CBS News edhe pse Reuters shkroi disa orë më parë se ka pranuar.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ndërkohë pati një takim bilateral me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, e pohuar kjo nga Shtëpia e Bardhë.

Një burim i Ministrisë së Jashtme pakistaneze pohoi se edhe një delegacion kinez pritet sot në Islamabad për të ndihmuar në përpjekjet e ndërmjetësimit në negociatat SHBA-Iran. Pekini vetë nuk ka konfirmuar zyrtarisht përfshirjen e tij. Pakistani ndërkohë ka ftuar edhe Arabinë Saudite të dërgojë një delegacion diplomatik për të ndjekur bisedimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë