Binjakët brazilianë që lindën të lidhur në kokat e njëri-tjetrit janë ndarë me sukses me ndihmën e realitetit virtual.
Tre vjeçarët Bernardo dhe Arthur Lima iu nënshtruan operacioneve në Rio de Zhaneiro, me drejtim nga spitali Great Ormond Street në Londër.
Ekipet kaluan muaj duke provuar teknika duke përdorur projeksione të realitetit virtual të binjakëve, bazuar në skanimet CT dhe MRI.
Ishte një nga proceset më komplekse të ndarjes të përfunduar ndonjëherë, sipas Organizatës që e financoi atë “Gemini Untwined” të cilën Noor Owase Jeelani e themeloi në 2018.
Ai tha se, për herë të parë, kirurgët në vende të ndryshme mbanin kufje dhe operuan në të njëjtën “dhomë të realitetit virtual” së bashku. Kjo u përshkrua nga kirurgu Jeelani si “diçka e epokës së hapësirës”.

Binjakët bënë shtatë operacione, duke përfshirë më shumë se 27 orë vetëm në operacioni përfundimtar, dhe pothuajse 100 persona staf mjekësor.
“Në një farë mënyre këto operacione konsiderohen si më të vështirat e kohës sonë, dhe ta bësh atë në realitetin virtual ishte thjesht gjëra jashtëtokësorësh”.
Ai tha se përpjekjet e pasuksesshme të mëparshme për të ndarë djemtë dështonin sepse anatomia e tyre ishte e ndërlikuar dhe ai ishte “me të vërtetë i frikësuar” për procedurën e rrezikshme.
Jeelani tha se ishte i rraskapitur pas operacionit 27-orësh, ku bëri vetëm katër pushime 15-minutëshe për ushqim dhe ujë, por ishte e mrekullueshme të shihje familjen e lumtur më pas.
Binjakët po shërohen në spital dhe do të ndiqen me gjashtë muaj rehabilitim.
Kjo ishte procedura e gjashtë e ndarjes së Jeelani me Gemini Untwined, pasi më parë kishte operuar binjakë nga Pakistani, Sudani, Izraeli dhe Turqia.
Ai drejtoi procedurën së bashku me Dr Gabriel Mufarrej, kreu i kirurgjisë pediatrike në Instituto Estadual do Cerebro Paulo Niemeyer në Brazil.

Mufarrej tha se spitali ku ai punon është kujdesur për djemtë për dy vjet e gjysmë dhe ndarja do tu ndryshojë jetën.
“Që kur prindërit e djemve erdhën nga shtëpia e tyre në rajonin e Roraimës në Rio për të kërkuar ndihmën tonë dy vjet e gjysmë më parë, ata janë bërë pjesë e familjes sonë këtu në spital. Ne jemi të kënaqur që operacioni shkoi aq mirë”.
Bernardo dhe Arthur, pothuajse katër vjeç, janë binjakët më të vjetër që janë ndarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



