Rend dhe Ligj

Bilanci i javës / Policia: Janë kryer 30 operacione, 118 shtetas të arrestuar

Gazeta ‘Si’- Në një javë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 30 operacione policore. Gjithashtu janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 386 shtetas, nga këta: 118 janë arrestuar, 251 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.     

Janë kapur në total 13 persona në kërkim, nga të cilët: 12 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.   

Janë evidentuar dhe goditur 21 raste të krimeve mjedisore dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 47 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste. 

Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Në një javë janë finalizuar 9 operacione në të gjithë vendin për goditjen e kontrabandës së naftës, mallrave dhe produkteve të ndryshme dhe si rezultat janë sekuestruar 1 motomjet dhe 6 automjete të trafikuara, rreth 2500 ton naftë, mallra dhe produkte të ndryshme, të kontrabanduara.

Janë kryer 8 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm: 9 shtetas në pranga, 2 nën hetim dhe 1 i shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar 6 operacione, nga strukturat e DVP Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. Janë sekuestuar sasi të llojeve të ndryshme të drogave, bimë narkotike të kultivuara dhe në proces tharjeje.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë finalizuar operacionet “Ekol”, “The user”, “Servisi” dhe “Stacioni”. Janë sekuestruar 4 armë zjarri, 7 armë të ftohta, 5 kallëpe me lëndë plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Policia Rrugore

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 359 leje drejtimi, nga të cilat: 273 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë zbuluar 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare

Gjatë javës janë bllokuar 4 mjete lundruese për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10.000 deri në 50.000 mijë lekë të rinj.

Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të kundërshtimit të punonjësit të Policisë.  

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 13 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë