Kosova

Bilanci i Banjskës/ 4 të vrarë, 6 të arrestuar dy prej të cilëve të plagosur. Policia e Kosovës ka nën kontroll manastirin

Nga Gazeta ‘Si’ – Nga operacioni i djeshëm në Banjskë, në veri të Kosovës, kanë mbetur të vrarë katër sulmues dhe gjashtë të tjerë janë të arrestuar.

Agresori i katërt u gjet sot(25 shtator) rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”,

Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçlës ndërsa bënte bilancin tha se dy nga të arrestuarit janë “të plagosur, me uniformë dhe të armatosur”, ndërsa katër të tjerë kanë qenë në mbështetje të sulmit me radio-lidhje.

Ai shtoi se ka informacione se bëhet fjalë për një “grup terroristësh”.

“Ne kemi vijë kufitare jashtëzakonisht të gjatë me Serbinë dhe hyrjet e këtyre terroristëve nuk janë të pamundshme, por veprimtaria e tyre tash po bëhet e pamundshme”, tha ministri i Brendshëm.

Mëngjesin e sotëm mediat e Kosovës raportojnë se në fshatin Banjskë të Zveçanit nata ka qenë e qetë ndërkohë operacionet e Policisë në kërkim të terroristëve që kanë arritur të largohen, mbrëmë u ndërprenë.

Sot policia ka në kontroll gjithë perimetrin edhe të Manastirit në Banjskë të Zveçanit por edhe të gjithë fshatit. Një grup i disa makinave të blinduara të EULEX-it ka shkuar atje.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se operacioni për kapjen e anëtarëve të grupit të armatosur që sulmuan policinë e Kosovës do të vijojë.

Kurti shtoi dje se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe se gjatë operacionit ishin sekuestruar qindra armë e municione.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë