Lajme

Bilanci/ 30 viktima, vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja

Të paktën 30 viktima dhe ende shumë persona të mbetur nën rrënoja.
Ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Saimir Greku 31 vjeç, i cili u shpëtua nga rrënojat e tërmetit. Një ditë më parë u shpëtuar babai i tij Pëllumb Greku.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Igjeum që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitudë 6.4, e deri në këto momente janë shënuar 310 pasgoditje. Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë nateës në Durres ku u shpëtua Klajdi Qota, ndërsa në Thumanë, ku u shembën tri pallate kërkimet do rinisin për pak minuta, pas ndërprerjeve disaorëshe për shkak të vështirësive të natës. Sipas informacioneve paraprake, 650 janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar.
Mbi 200 specialisteë të kërkim-shpëtimit dhe emergjencave civile nga: BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut kane mbërritur orë pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet shqiptare.
Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.
Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë