Lajme

Bilanc i përkeqësuar / 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me Covid në orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë në Spitalin Infektiv duke e çuar kështu numrin e viktimave në 69. Rovena Daja nga ISHP bëri me dije se personat që kanë ndërruar jetë ishin përkatësisht në moshat 63, 65 dhe 60 vjeç nga Tirana dhe Elbasani, të cilët vuanin nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 82 raste pozitive.
“Aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë,” u shpreh Daja.
Më tej mjekja shtoi se në vendin tonë janë 1034 persona aktiv me Covid-19 dhe bëri thirrje për bizneset dhe individët që të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë anti-Covid-19. Mjekja theksoi edhe një herë për qytetarët nëse kanë shenja të sëmundjes të kontaktojnë në numrin e urgjencës kombëtare 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion, këshillim psikologjik dhe për të kontaktuar me mjekun e familjes të kontaktojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë